Fashion Health & Beauty

Jeni kuriozë që të zbuloni se cilët janë modelet e flokëve më ‘In’ të momentit?

Ne duam që t’ju njohim me dy modelet më të bukura dhe më trend të momentit. Modeli i parë është një hibrid midis modelit “bob” dhe “pixie”, ndërsa modeli i dyti është midis mullet – pixi. Këto dy modele janë shumë të veçantë për arsye se janë më të kërkuarat e momentit. Mesa duket flokët e shkurtër janë gati të ‘pushtojnë’ botën për 2022.

Arysyeja e vetme është se ato janë modelet më të kërkuar dhe më të parë në faqet e revistave të modës dhe në paseralat e sfilatave. Në veçanti dy prej tyre, të cilat kthehen në kohë, por me një pamje të rivizituar dhe moderne.

Bëhet fjalë për modelet bixie dhe mixie. Po të kthehemi pas në kohë do të kuptojmë menjëherë se është një model që vjen që nga vitet ’90. Ai është modeli i famshëm i këngëtarëve dhe aktoreve më në modë të asaj kohe si Natalia Imbruglia, Cameron Diaz, Gwyneth Paltrow, Winona Ryder, Meg Ryan.

Një model i cili krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje. Por këto modelet janë të këshillueshme kryesisht për flokë të hollë dhe delikatë. Ndërsa modeli “mixie” është padyshim një nga modelet më të parë në rrjetet sociale gjatë kësaj kohe. Shumë popullor, veçanërisht në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok, ai është një kombimin i prejes mullet, por për flokë më të shkurtër sesa në prerjen klasike të mullet-it. Të kujton padyshim vitet ’80.

Nëse merrni për bazë të bëni një nga këto modele duhet të mbani mend diçka, ato duan pak më shumë kujdes sesa modelet e tjera të filokëve. E nëse e keni një model të tillë po doni që të ndryshoni ngjyrën këto lloj modelesh janë të preferuar për flokë të errët, kryesisht në tone në ngjyrë gështenjë apo të zinj, për të nxjerrë në pah linjat e fytyrës, si mollëzat dhe mjekrën.