Jenna Ortega, aktorja 22-vjeçare, ka qenë e ftuar në emisionin “The Late Show” të Stephen Colbert, ku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj. Ajo ka veshur një fustan të kuq, i cili është bërë nga copa xhami, një detaj që vetë aktorja e ka zbuluar gjatë intervistës.
Ortega ka ndarë me publikun se fustani, megjithëse ka një pamje të veçantë, shkakton disa shqetësime.
Është i përbërë prej xhami dhe nuk do të gënjej, ndonjëherë disa copa më pengojnë të pasmet sa herë që ulem… Ndihem rehat dhe jo rehat në të njëjtën kohë.

Jenna Ortega është një aktore e njohur dhe shumë e dashur për publikun, e cila ka luajtur në disa seriale të suksesshme, përfshirë serialin e famshëm “Wednesday”, ku interpreton personazhin kryesor. Sezoni i dytë i këtij seriali pritet të lansohet këtë vit.