Ajo është në të gjitha kuptimet një superstar dhe së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes si protagoniste në filmin më të ri hollivudian “Second Act”.
Jennifer Lopez ka pozuar për nurmin e ri të revistës prestigjose “Harper’s Bazaar” ku shfaqte këmbët e saj të tonifikuara dhe stilin e rafinuar të të veshurit.
Gjatë intervistës këngëtarja dhe aktorja theksoi se dëshiron që vajza e vogël, Emme të ndjekë hapat e saj në karrierë dhe duket se ajo është mjaft e talentuar.
Këtë e vërteton edhe shfaqja e vogëlushes në klipin më të ri të Lopez, “Limitless” ku luan rolin e mitur të Jennifer. Ky projekt muzikor është edhe kolona zanore e “Second Act”.