Aktualitet

Jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e Shkodrës

Sot u dha masa e sigurisë për 4 të arrestuarit në aksionin e policisë në qytetin e Shkodrës. Arrest shtëpie për Asmer Bilalin, ndërsa në arrest me burg me afat 30-ditor u lanë Erogen Brajoviç, Emra Plaku dhe Ilir Rrustemi (Bajri). Akuza ndaj tyre është vetëm për disa fishekë. Avokatët kanë pretenduar lirim të menjëhershëm pasi sipas tyre prokuroria nuk disponon asnjë provë.