Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja e bujqësisë Anila Denaj dhe drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj kanë zbritur në terren.
LEXO EDHE: Pas paralajmërimit të Ramës për “shkrirjen” e AKU-së, Anila Denaj pezullon inspektimet!
Me qëllim garantimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale, zyrtarët e qeverisë lajmërojnë se nga java e ardhshme asnjë produkt I tillë nuk do të lejohet teksa do të arrijë deri në sekuestrimin e tij.
Siguria ushqimore, formalizimi dhe mbledhja e të ardhurave janë prioritetet e qeverisë në këtë fushatë ndërgjegjësuese.
Në rast të kundërshtimeve sipas zyrtarëve të qeverisë masat administrative në formën e gjobës do të jenë të larta.
LEXO EDHE: Ushqimet rrisin inflacionin në 2.1% në muajin mars, ndikoi bulmeti, vezët, zarzavatet dhe mishi!
Kreu i qeverisë Edi Rama në takimin me kryetarët e bashkive ditën e djeshme, tha se nga dita e hënë nuk do të ketë më paralajmërime, por direkt sekuestrim të çdo produkti qumështi dhe bulmeti që shitet pa faturë, në mënyrë që të rritet kontrolli për cilësinë.
“Drejtoria e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë më, sepse nga java e ardhmes do të konfiskohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë, është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor është edhe e rrezikshme në këtë fazë të vitit dhe me këto temperatura të larta, sepse mund të shkaktojë helmime që mund të evitohen. Nga e hëna e ardhshme nuk kemi më paralajmërime për vetëm sekuestrime në dyqane dhe në tregje’, tha Rama.