Aktualitet

Johannes Hahn viziton sot Tiranën

Tiranën e viziton sot Johannes Hahn. Eurokomisioneri i Zgjerimit do të takojë Presidentin Meta e Kryeministrin Rama, ndërsa në orën 15:00 pritet një konferencë shtypi. Hahn do të jetë dhe në Shkup, në vizitat që pasojnë vendimin për shtyrjen në Qershor të 2019-ës të çeljes së negociatave të anëtarësimit europian për Shqipërinë e Maqedoninë.