Live From Tirana Music

Jonid Gjoka sjell këngën e tij të parë “Ku je”, një dedikim vallë?!

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Jonid Gjoka, një artist i ri i skenës muzikore por me një talent të madh. Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Ku je” dhe që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Jonidi na ka zbuluar më shumë si erdhi kjo këngë, por dhe për hapat e tij të ardhshëm…

Si erdhi teksti i kësaj kënge?

Tekstin e ka bërë maestro Alban Kondi. Flet për një histori të dhimbshme dashurie ku unë kam tradhtuar të dashurën time dhe ajo nuk më fal e i them “Ku je”… 

Në tekst përmendet dhe fjala ‘hero’. A je ti aktualisht heroi i dikujt?

Jo, aktualisht jam duke shijuar jetën time studentore.

Nuk i ke dedikuar asnjë këngë asaj?

Ndoshta në privatësinë time mund t’i kem dedikuar ndonjë këngë dikujt, por që pritet të dalë shumë shpejt…