Një bisedë e nxehtë ka shpërthyer mes G-Banit, Danjës dhe Jozit gjatë një diskutimi të përbashkët në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Danja po gatuante të kuzhinë dhe G-Bani gjendej diku afër, kur Jozi është afruar atij dhe papritur, ka deklaruar se ai duhet të shprehë tashmë ndjenjat për një femër tjetër në shtëpi.
Ky koment ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm nga ana e G-Banit, i cili e ka pyetur Jozin nëse fliste për dikë të caktuar, pasi ai nuk kishte asnjë lidhje romantike apo ndjenjë për asnjë prej banoreve. Por Jozi nuk është ndalur këtu dhe, për të sqaruar më tej, ka hedhur emrin e Danjës, duke i sugjeruar G-Banit që të shprehte ndjenjat e tij për të.
Reagimi i G-Banit ishte i papritur dhe i habitur, duke e pyetur Jozin për arsye të tjera se pse ai po fliste kështu.
Në ato momente ka reaguar Danja duke i tërhequr vëmendje që të mos flasë më gjëra të kota dhe të fokusohet tek marrëdhënia e loja e tij.
Më pas Jozi e ka intensifikuar më tej situatën, duke i drejtuar një kritikë të drejtpërdrejtë Danjes. Ai ka theksuar se ajo është një person i ftohtë dhe nuk ka ndjenja të thella, duke e cilësuar thjesht si një person që është “për aventurë”.
Ti je e mirë vetëm për aventurë…
ka thënë Jozi, një deklaratë që ka shkaktuar irritim tek Danja, e cila nuk ka hezituar të kundërshtojë dhe t’i kërkojë Jozit arsye se pse ai mendon kështu dhe faktet ku bazohet. Situata ka shpërthyer në tension teksa Jozi vazhdonte të insistonte në mendimin e tij.