Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin. Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve.
Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës. Jozi iu drejtua Gjestit me fjalët:
Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë. Nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje, tregon vetëm që je një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje.
Kjo ka bërë që Jozi të përjashtohet nga gara e BBV!