Një mjek italian 91-vjeçar në pension ka thënë se është i kënaqur dhe tani do të ndërpresë studimet pasi të marrë diplomën e 15-të të universitetit. “Tani do të ndalem”,-tha Leonardo Altobelli për mediat lokale në prag të marrjes së një diplome kriminalistike në departamentin e ri të shkencave hetimore të Universitetit të tij lokal Foggia.
Altobelli, i cili ishte mjek i familjes deri sa mbushi 70-vjeç, ka shërbyer gjithashtu si kryebashkiak i qytetit të tij, Troia, pranë Foggia. 14 diplomat e tij të mëparshme përfshijnë fushat e drejtësisë, shkencave politike, letërsisë italiane, filozofisë, pedagogjisë (dy herë), shkencave agrare, shkencave dhe teknologjisë ushqimore, shkencave turistike, historisë, bioteknologjisë, arkeologjisë dhe një master në kriminologji. CV-ja e tij universitare përfshin gjithashtu shtatë diploma në mjekësinë sociale, mjekësinë sportive, ligjin shëndetësor dhe kujdesin e mjekësisë së përgjithshme.