Celebrities Gossip Showbiz

Ju prezantojmë me anëtaren më inteligjente të familjes mbretërore dhe jo vetëm!

Sipas një studimi të ri të publikuar nga ‘Oxford Royale’, Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it është anëtarja më inteligjente e familjes mbretërore britanike, kjo duke marrë për bazë kredencialet akademike të anëtarëve të familjes mbretërore, duke parë rezultatet e tyre të shkollës së mesme dhe renditjen e kolegjeve që kanë ndjekur.

Meghan zuri vendin e parë, duke pasur parasysh se ajo u diplomua në Universitetin elitar Northwestern në Evanston, Illinois. Dukesha ka dy diploma, në teatër dhe marrëdhënie ndërkombëtare, nga kolegji prestigjioz. Ndërkohë, Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, doli e dyta mbretërore më inteligjente në studim. Kate ndoqi shkollën e mesme në kolegjin privat Marlborough në Wiltshire, Angli, ku arriti tre nivele A në vitin e saj të fundit të shkollës. Ajo vazhdoi të studionte në Universitetin e St. Andrews.

Princi William u shpall i treti mbretëror më inteligjent. Kate u konsiderua më e zgjuar se mbreti i ardhshëm, pasi ajo e tejkaloi atë në provimet e nivelit A. Vëllai i William, Princi Harry, nuk hyri as në listën e top 10 të ‘Oxford Royale’. Ai arriti vetëm dy nivele A në shkollën e mesme dhe nuk mori pjesë në kolegj. Ndërkohë, një numër kushërinjsh të famshëm të William dhe Harry-t u renditën në ‘top 10’-tshen.

‘Top 10’ mbretërorët më inteligjentë, sipas ‘Oxford Royale’:

1. Meghan Markle, Universiteti Northwestern

2. Kate Middleton, Universiteti i St Andrews

3. Princi William, Universiteti i St Andrews

4. Princesha Eugenie, Universiteti i Newcastle

5. Peter Phillips, Universiteti Exeter

6. Zara Tindall, Universiteti Exeter

7. Princesha Anne, Universiteti i Aberdeen

8. Lady Kitty Spencer, Universiteti i Cape Town, Shkolla Evropiane e Biznesit

9. Camilla Parker Bowles, Universiteti SOAS i Londrës

10. Princesha Beatrice, Goldsmiths, Universiteti i Londrës

Rikujtojmë, se një studim i ri pretendon se Meghan Markle, mund të zërë vendin e parë si gruaja më me ndikim në botë. Studimi i bërë nga faqja “Design Bundles” ka dalë në përfundimin se Meghan Markle është personi më me ndikim në botë.