Për ata për të cilët Mercedes-AMG G63 nuk është mjaft i mrekullueshëm, tani ekziston një version i artë. Dominojnë tonalitetet kafe dhe krem. Në stilin Mansory, modifikimet nuk e anashkaluan motorin, kështu që motori 4.0 litërsh V8 biturbo zhvillon tani 1100 kuaj fuqi, i cili lejon përshpejtimin në 100 km/h në vetëm 3.5 sekonda. Megjithatë, shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h. Automjeti aktualisht ndodhet në një showroom luksoz në Dubai, ku pret pronarin e ri.

Mercedes-Benz ka zbuluar në panairin e makinave elektrike në Las Vegas, konceptin e saj të ri të makinës me drejtim nga Inteligjenca Artificiale. “Makina e së ardhmes” e quajnë ideatorët dhe ndërtuesit polakë të këtij modeli të ri. Benzi në fjalë do të ketë një asistent virtual, të aftë që të dialogojë me përdoruesin e të drejtojë makinën njëkohësisht. Asistentja e mençur mund të flasë gjuhë të ndryshme, në tonalitete të ndryshme të zërit, si dhe mund t’i përgjigjet edhe pyetjeve inteligjente.
Kompania ende nuk ka një çmim për shitjen e saj, por sigurisht, besohet se do të kushtojë miliona dollarë. Rikujtojmë, se kompania gjermane e modifikimeve të makinave, Refined Marques, ka krijuar një version të veçantë të Mercedes AMG G63 Cabriolet. Ky model i rrallë është një nga 20 krijimet e personalizuara të këtij lloji dhe çmimi fillestar i tij është 1,3 milion dollarë.
Mercedes ka një fabrikë të madhe në SHBA, por kompania importon shumicën e automjeteve të shitura në atë vend. Tani, gjërat po ndryshojnë. Lufta tregtare e administratës Trump është një problem i madh, kështu që ata po e adresojnë atë duke njoftuar plane për të prodhuar një automjet krejt të ri në Alabama. Prodhuesi i automjeteve nuk po zbulon shumë detaje për momentin, por e ka përshkruar modelin misterioz si një automjet nga një “segment kyç”.