Lewis Hamilton po largohet nga Mercedes-AMG Petronas pas këtij sezoni. Ai grumbulloi 105 fitore dhe shtatë kampionate gjatë mandatit të tij, duke u bërë një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të F1. Një kompani gjermane e quajtur HOF e udhëhequr pjesërisht nga ish-CEO i Mercedes-AMG, Philip Schiemer u frymëzua aq shumë nga suksesi i Hamilton në pistë aq sa ka ndërtuar një G-Wagon të quajtur ‘Sir Class’. Bazuar në Mercedes-AMG G63, ‘Sir Class’ përdor motorin V-8 4.0-litërsh të fabrikës me turbo të dyfishtë.
Rezultati përfundimtar është 1,063 kuaj fuqi, gjë që e bën G-Class më të shpejtë ndonjëherë. ‘Sir Class’ debutoi fundjavën e kaluar në Abu Dhabin, garën e fundit të Hamilton me Mercedes. HOF do të ndërtojë vetëm 11 shembuj të super-SUV ‘Sir Class’ dhe secili prej tyre fillon me 690,000 dollarë.
Rikujtojmë se Papa Françesku u pa duke inspektuar “Popemobile” në Vatikan, versionin e parë tërësisht elektrik të automjetit të famshëm. I ndërtuar nga Mercedes-Benz, markë kjo e cila ka furnizuar me makina Vatikanin për gati 10 vjet, Popemobile i ri u zbulua në një ceremoni pjesë e së cilës ishin Papa dhe udhëheqësia e kompanisë. “Ky është një nder i veçantë për kompaninë tonë dhe unë do të doja të falënderoja Papën për besimin e tij”-tha Ola Kallenius, kryetar i bordit të menaxhmentit të Mercedes-Benz Group AG. “Me këtë Popemobile, ne po dërgojmë gjithashtu një thirrje të qartë për elektromobilitet dhe dekarbonizim”-shtoi ai.