Nëse mendon se të rrisësh një fëmijë është stres më vete, ke të drejtë. Por, nëse ndonjëherë të ka shkuar ndër mend që ndoshta disa fëmijë mund ta bëjnë prindërimin edhe më të lodhshëm, bingo! Shkenca t’i mbështet ankesat. Një studim i fundit ka zbuluar se prindërit që kanë të paktën një djalë, përjetojnë plakje më të shpejtë të trurit krahasuar me ata që kanë vetëm vajza. Po, seriozisht. Dhe jo, nuk është ndonjë meme nga ndonjë faqe ironike për prindërimin, por një publikim serioz nga “Journal of Psychiatric Research”.
S’është mit, djali të lodh më shumë se vajza
Studimi, gjeti një korrelacion të fortë mes të pasurit djem dhe rënies së funksioneve njohëse të trurit te prindërit. Një nga të vetmet “avantazhe” që u përmend për të pasurit djalë? Shkalla më e ulët e divorcit. Nëse kjo ju ngushëllon. Nga ana tjetër, prindërit e djemve kishin rrezik më të lartë për vdekshmëri dhe mendja e tyre plakej më shpejt. Shkencëtarët dyshojnë se kjo lidhet me faktin që vajzat kanë më shumë gjasa të kujdesen emocionaisht dhe fizikisht për prindërit ndërsa këta të fundit plaken. Dhe kjo, për rrjedhojë, ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet si demenca.
Pse ndodh kjo
Askush s’e di me siguri, por mendohet sepse vajzat janë më të afeksionuara dhe ofrojnë më shumë mbështetje emocionale, ndërsa djemtë jo aq. Ka dhe studime te kafshët që tregojnë se lindja dhe rritja e djemve ndikon më keq te trupi i nënës. Ekspertët, që kryen këtë studim e përmbledhin kështu:
Të kesh një djalë është si të nënshkruash një dënim për trurin tënd dhe sa më shumë djem, aq më keq.
A është kjo pak e tepruar? Ndoshta. Por nëse të ka zënë ndonjëherë një krizë nervore nga energjia e pashtershme e djalit tënd, ndoshta jo edhe aq.