Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, u shpreh se ka besim të plotë në aftësinë dhe vullnetin e qeverisë së re italiane për të marrë pjesë në projektin europian. Koalicioni qeverisës mes lëvizjes së re populiste, Lëvizja 5 Yjet dhe partisë së ekstremit të djathtë, Lega Nord u betua sot pasdite në Romë nën drejtimin e Giuseppe Conte, një jurist karriere në politikë.