Justin Bieber është bërë sërish qendër e vëmendjes pas disa postimeve të pazakonta në rrjetet sociale, të cilat kanë ngjallur reagime të përziera nga ndjekësit. Këngëtari kanadez ka publikuar një seri fotosh me atmosferë të errët dhe përmbajtje introspektive, duke u fokusuar në tema si falja, vetëreflektimi dhe besimi.
Fotot, të shoqëruara me përshkrime me ton shpirtëror dhe emocional, kanë rritur shqetësimet për gjendjen e tij psikologjike. Krahas imazheve personale, Bieber ndau edhe një pamje nga një thirrje video me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, çka është parë si një përpjekje për të treguar stabilitet në jetën familjare.
Artistit i janë vënë re edhe dalje të vetmuara në rrugët e Los Angeles-it në ditët e fundit, ndërkohë që vijon të ndajë me publikun përmbajtje me karakter reflektues dhe kritik ndaj shoqërisë dhe gjykimeve njerëzore.
Reagimet në rrjet janë të ndara: një pjesë e publikut shpreh mbështetje, ndërsa të tjerë shprehin hapur shqetësimin për situatën që mund të po kalojë. Aktualisht nuk ka një reagim zyrtar nga vetë artisti apo ekipi i tij menaxhues.
Postimet e fundit konsiderohen si një vazhdimësi e sinjaleve që ai ka dhënë më parë për përballjen me vështirësi personale, ndërkohë që fansat mbeten në pritje të sqarimeve apo zhvillimeve të mëtejshme.