Bota

Shpërthen treni në Kajro, 25 të vdekur dhe 40 të plagosur

25 persona humbën jetën dhe 40 u plagosën si pasojë e një zjarri të madh në stacionin kryesor hekurudhor në kryeqytetin egjiptian, Kajro. Autoriteti i hekurudhave tha se flakët shpërthyen pasi një tren u përplas me platformën e stacionit. Sistemi hekurudhor në Egjipt ka një sistem sigurie jo të kënaqshëm, për të cilin shumë njerëz fajësojnë investimet e munguara nga qeveritë.