Bota

Kaliforni, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në disa pjesë të Kalifornisë Veriore për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin duke shkrumbuar qindra hektarë tokë. Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa janë shkatërruar 22 ndërtesa dhe më shumë se 600 të tjera janë në rrezik. Mbi 3.000 banorë që jetojnë në rajonin e përfshirë nga flakët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.