Botë e Çuditshme

“Kam vrarë një njeri, e ngatërrova me ariun”/Politikani rus në telashe!

Një politikan në Lindjen e Largët të Rusisë ka pranuar se ka vrarë një njeri për të cilin ai thotë se e ngatërroi me një ari ngjyrë kafe. Milioneri 55-vjeç Igor Redkin, tha në një deklaratë për mediat ruse se kishte dëgjuar se kishte një ari në vendgrumbullimin e plehrave në fshatin Ozernovsky në Kamchatka.

Duke dashur ta trembë kafshën, ai gjuajti me armë, por më vonë mësoi se një banor vendas ishte plagosur në zonë në të njëjtën kohë. 30-vjeçari që u qëllua mbeti i plagosur dhe më pas vdiq në spital. Një çështje penale u hap javën e kaluar ndaj politikantit rus. Redkin është bashkëpronar i disa bizneseve të mëdha në gadishullin Kamchatka dhe është përshkruar si një nga zyrtarët më të pasur publikë të Rusisë.

Ai tha se “kishte vendosur dhe ishte gati të pranonte dënimin që gjykata do të përcaktojë”. Ai që atëherë është larguar nga partia e Presidentit Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar. Sipas mediave ruse, politikani do të kalojë dy muaj në arrest shtëpie gjatë hetimit.

Rikujtojmë, se muajin maj një nga arinjtë më të mëdhenj të Evropës dyshohet se u qëllua dhe u vra nga një princ nga Lihtenshtajni. Princi Emanuel Von Und Zu Lihtenshtajni, nipi 32-vjeçar i Princit të Vogël të Princërisë Hans-Adam II është akuzuar se ka qëlluar 17-vjeçarin Arthur në Mars gjatë një ekspedite gjuetie.