Samiti i djeshëm i BE-së për refugjatët u mbyll pa rezultat konkret, por debati vijon me propozimin italian që të ngrihen kampe në Afrikë nga ku të shqyrtohen kërkesat e refugjatëve për azil në Europë. Kjo e përjashton tërësisht mundësinë e ngritjes së kampeve në Shqipëri. Ndërkaq, nga Italia vjen kërkesa e qeverisë populiste të ekstremit të djathtë, që anijet e shpëtimit, të mos ndihmojnë në det emigrantët, nëse rrezikojnë mbytjen në Mesdhe.