Sport

Kampionati Shqiptar i Futbollit, luhen sot 3 ndeshjet e mbetura të Javës së 11-të

Sot luhen 3 ndeshjet e mbetura të Javës së 11-të të Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Në këto çaste zhvillohet Luftëtari-Laçi ndërsa në 17:00 Skënderbeu-Kastrioti e Partizani-Kamza. Java nisi dje me dy takime që dhanë këto rezultate: Kukësi-Flamurtari 1-2 dhe Teuta-Tirana 2-1. Momentalisht, renditjen e kryeson Skënderbeu me 23 pikë, i ndjekur nga Partizani me 22 e Kukësi me 19 pikë.