Julio Ceasar Mora dhe gruaja e tij Waldramina Maclovia Quinteros nga Britania e Madhe kanë 79- vite të martuar, duke u kthyer kështu në çiftin më të vjetër në botë.
Prindërit e të dyja palëve nuk ishin dakord me këtë martesë, e për këtë arsye ata realizuan një ceremoni intime dhe me pak të ftuar.
“Uniteti i familjes nën rregullat e dashurisë, respekti i ndërsjellë, puna e ndershme dhe edukimi i duhur i bazuar në vlerat e familjes, janë çelësat e bashkëjetesës së shëndetshme”, tha çifti në një deklaratë.
Ata rrëfyen më tej se janë prindër e pesë fëmijëve, kanë 11 nipër e mbesa, si edhe 21 stërmbesa dhe 9 nipër. Aura Cecilia, është një nga vajzat e tyre, ajo është shprehur për mediat se prindërit e saj parapëlqejnë të shkojnë në kinema, të kujdesen për kopshtin dhe të realizojnë darka me familjen. Megjithatë si pasojë e pandemisë ata janë izoluar së bashku dhe mezi presin që kjo situatë të marrë fund dhe të e gjitha familja të ribashkohet.