Që pas lançimit të albumit të shumëpritur “Jesus is King”, Kanye West ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me rrugëtimin e ri të jetës së tij drejt fesë së Krishterë e sigurisht me projektet muzikore të veçanta të këtij albumi.
Prurjet e albumit të reperit kanë thyer rekorde duke u rrëmbyer kreun e shumë klasifikimeve në SHBA e jo vetëm e veçanërisht ato të Billboard.
Kanye West kryeson në chart-e si; “Billboard 200”, “Top R&B/Hip-Hop Albums”, “Rap Album Sales” gjithashtu edhe në klasifikimet muzikore të Krishtera.
Reperi kështu është shpallur artisti më i suksesshëm i momentit duke sjellë një frymë të re në industrinë e muzikës.