Kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç në konferencën për shtyp u pyet edhe për përballjen me Shqipërinë në 2014 ku ndodhi situata me flamurin kuqezi në Beograd.
“Kanë kaluar dhjetë vjet. Kujtime të bukura nga ndeshja e dytë, më pak të bukura nga e para, por mendoj se nga të dyja ekipet jemi unë dhe Gudelj, ndërsa në Shqipëri nuk ka askush. Lojë e re, kualifikime të reja. Pra, ekipe të reja nga të dyja palët, lojtarë më të rinj. Mendoj se si herën e fundit, pres një ndeshje shumë të vështirë kundër një ekipi të mirë dhe të organizuar.
Nesër presim një atmosferë shumë të mirë, një stadium të mbushur plot. Pamë pesë ndeshjet e fundit të Shqipërisë, përshtypja është se janë një ekip jashtëzakonisht luftarak dhe të motivuar, si ekip duken shumë të sigurt dhe mendoj se e merituan që luajtën në Europian. Ajo që i dallon është agresiviteti i tyre pozitiv në fushë, për të cilin duhet të gjejmë një përgjigje. Ata janë vërtet cilësorë, Strakosha është një portier i shkëlqyer, Gjimshiti është një lider dhe kjo tregon, një ekip të mirë dhe konkurrues”, tha ai.