Rikthehen në normalitet, shërbimet e pagesave elektronike përmes kartave “Visa”. Kompania kërkoi ndjesë, e tha se “Nuk ka arsye të dyshohet se defekti ishte pasojë e një sulmi kibernetik”. Problemi preku një pjesë të mirë të Europës. Tashmë, zotëruesit e një karte krediti apo debiti “Visa” mund të vazhdojnë t’i përdorin ato. Defekti i një dite më parë, shkaktoi irritimin e shumë klientëve në supermarkete, pika karburantesh apo në shërbime të tjera.