Bellingam do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për dy ndeshje në La Liga. Ky është vendimi i marrë, pas kartonit të kuq që gjyqtari Munuera Montero tregoi ndaj tij kundër Osasunës.
Episodi në fjalë krijoi tension te Reali, ndërsa vetë kryesori është pezulluar dhe ndodhet nën hetim për konflikt interesi.
Bellingam do të qëndrojë jashtë për ndeshjet ndaj Zhironës dhe Betis. Një lajm aspak i mirë për Realin, që ka humbur kreun e kampionatit spanjoll.
Në “El Sadar” Osasuna vendase bëri befasinë dhe ndali 1-1 Real Madridin. Duket se “Galaktikët” u ‘dehën’ nga mesjava kur përmbysën 2-3 Man. Cityn në Champions dhe bënë një hap fatal në garën për titullin. Mbappe në minutën e 15-të kaloi në epërsi të besuarit e Ancelottit, para se Bellingham ta katranoste në fundin e pjesës së parë dhe të linte Realin me dhjetë lojtarë në fushë. Osasuna përfitoi dhe në pjesën e dytë barazoi me penalltinë e kthyer në gol nga Ante Budimir.