Aktorja Kate Hudson ka folur hapur për përgatitjet e saj për rolin e Claire Sardine në muzikalin “Song Sung Blue”, duke zbuluar se për këtë projekt ajo shtoi 7 kilogramë dhe vendosi të marrë një pauzë nga rutina e zakonshme e kujdesit për lëkurën.
Hudson thotë se ky proces i lejoi të shijonte momentin dhe të relaksohej, në vend që të ishte e fokusuar vetëm te dieta dhe ushtrimet.
Ky film ishte argëtues, nuk më është dashur të shikoj çfarë ha. Shtova shtatë kilogramë, vetëm që të isha e këndshme dhe e butë. Ishte gjatë periudhës së festave, kështu që ishte perfekt. Nuk u ushtrova shumë
-tha aktorja.
Filmi, i cili u shfaq premierë më 25 dhjetor, bazohet në dokumentarin e vitit 2008 dhe tregon ditët e para të grupit muzikor, si dhe marrëdhënien mes Claire dhe Mike.
Hudson dhe bashkë-ylli i saj, Hugh Jackman, kanë vlerësuar bashkëpunimin e tyre gjatë xhirimeve.
Hudson tha për People gjatë çmimeve Gotham 2025:
Superfuqia e tij është lidhja, qoftë në skenë, qoftë në shesh xhirimi, me këdo.
Jackman shtoi:
Puna me Hudson më bëri një aktor më të mirë. Ajo di të jetë si e përgatitur ashtu edhe instiktive.
Aktorët treguan gjithashtu për përvojën e tyre të parë duke kënduar së bashku para se të fillonin xhirimet. Hudson kujtoi:
Ne u ulëm në divan, me dy mikrofonë, dhe patëm një moment si, ‘Si do të funksionojë kjo?’. Nuk e njihnim vërtet njëri-tjetrin.

Jackman përmendi:
Dukeshe sikur je në shtëpinë tënde. Isha pak nervoz në studio, më shumë sesa në skenë, por ti ishe shumë e qetë.
Hudson pranoi se ishte “nervoze” nëse gjithçka do të shkonte mirë, ndërsa Jackman shtoi:
Gjithçka ishte e lehtë. Harmonitë dhe duetet që bëmë ishin praktikisht të sajuara.
Ky transformim i veçantë i Hudson dhe bashkëpunimi i saj me Jackman e kanë bërë “Song Sung Blue” një nga muzikalet më të diskutuar të fillimvitit.