Aktorja Kate Hudson ka treguar se nuk e ka aspak problem t’i japë fund një marrëdhënieje në momentin që ndjen se ajo ka arritur në fundin e saj.
E ftuar në The Howard Stern Show në SiriusXM, Hudson ndau një rregull të thjeshtë, por të prerë, që thotë se e ka ndjekur gjithmonë në jetën e saj sentimentale.
Sigurisht që jam mërzitur ndonjëherë, por rregulli im ka qenë gjithmonë i njëjtë: nëse një djalë thotë se nuk dëshiron një lidhje ose nuk është i interesuar, për mua ka mbaruar. Nuk kam qenë kurrë tipi që këmbëngul të flasim. Thjesht them ‘Në rregull’
-u shpreh ajo.
Aktorja shpjegoi edhe një episod nga një ndarje e mëparshme, ku ish-partneri kishte insistuar të diskutonin marrëdhënien pasi ajo kishte vendosur t’i jepte fund.
Ai donte të flisnim për këtë. I thashë që nuk doja. Ai vazhdonte të këmbëngulte të diskutonim marrëdhënien, ndërsa unë i thosha se kishte mbaruar. Tani do të flasim për faktin që nuk jemi më bashkë? Jo, ka mbaruar mes nesh
-rrëfeu ajo.
Gjatë karrierës së saj, Hudson është nominuar dy herë për çmimin Oscar, duke u afirmuar si një nga aktoret më të njohura të Hollywood-it.
Aktualisht, ajo është e fejuar me muzikantin Danny Fujikawa, me të cilin është në një lidhje që nga viti 2016, duke treguar se për të, dashuria funksionon vetëm kur të dyja palët janë në të njëjtën faqe.