Kate Middleton ka zgjedhur një mënyrë të ndjerë për të uruar bashkëshortin e saj, Princin William, në 43-vjetorin e lindjes. Princesha e Uellsit publikoi një foto të Princit, ku ai shihet i ulur në një fushë, i rrethuar nga disa këlyshë të vegjël, të cilët i ngjiten plot dashuri.
Princi William, i cili është babai i tre fëmijëve, shfaqet i veshur thjeshtë me xhinse dhe një këmishë të gjelbër me mëngë të gjata, ndërsa gëzon një moment të qetë me kafshët.
Fotoja u shoqërua me urimin:
Gëzuar ditëlindjen! Me dashuri, C, G, C, L, Orla dhe këlyshët!
-duke përfshirë inicialet e anëtarëve të familjes dhe qenushit të tyre Orla.
Pak më herët, edhe Mbreti Charles kishte ndarë një urim për të birin, duke publikuar një foto të papublikuar më parë të Princit William në rrjetet sociale zyrtare të Familjes Mbretërore, të shoqëruar me një mesazh të përzemërt.
Kjo ditëlindje vjen në një periudhë të ngarkuar për Princin dhe Princeshën e Uellsit, të cilët mbeten në qendër të vëmendjes publike dhe mbretërore.