Showbiz

Katy Perry “sherr” sërish me fansat?!

Gjatë koncertit të saj në Las Vegas, Katy Perry kaloi një moment të sikletshëm kur reçipetat e saj u hapën papritur gjatë këngës “Part of Me”. Megjithatë, ajo reagoi me profesionalizëm dhe vazhdoi të performojë derisa një anëtar i stafit iu afrua për ta ndihmuar.

Pak më vonë, këngëtarja 40-vjeçare shkaktoi të qeshura dhe vëmendje kur “shkoi në sherr” me një fans në publik, duke e akuzuar me shaka se po i dërgonte mesazhe të shpeshta Orlando Bloom-it, të fejuarit të saj.

Me humor, ajo i tha: “Ai nuk të do ty, Kyle. Është im, jam e tija… rri larg.”

Në fakt, ky moment ishte pjesë e një skenari të përgatitur për të prezantuar këngën e saj “I’m His, He’s Mine” dhe u bë një nga pjesët më të komentuar të turneut të saj të fundit.