Travel

Ke nevojë për pushim dhe të rimarrësh të gjithë energjinë që të duhet njëkohësisht?! Vizito patjetër…

Nëse temperaturat e ulëta dhe qielli i zymtë po ju rëndojnë, ose ndjeni nevojën për t’u arratisur nga puna dhe rutina e përditshme, ky është momenti i përshtatshëm për të planifikuar një udhëtim që do t’ju ndihmojë të rrisni nivelin e lumturisë. Nga vendet rigjallëruese në natyrë deri te pushimet emocionuese në qytet, më poshtë kemi renditur pesë vende që do t’ju japin atë shtysë që dëshironi.

01. Our Habitas Atacama, Kili

 

Për një arratisje të jashtëzakonshme, nuk ka shumë vende më të mahnitshme se pllajat e mëdha të kripës, shkretëtira e thatë, vullkanet, gejzerët dhe burimet e nxehta në veriperëndim të Kilit, në San Pedro de Atacama. Ky vend i ndryshëm, që ngjan me Marsin, është shtëpia e “Our Habitas Atacama”, një oaz që duket si një ëndërr që nga mënyra e mikpritjes që synon të nxisë një ndjenjë të aventurës dhe lidhjes – si me njerëzit ashtu edhe me natyrën. Eksperiencat unike, që i çojnë turistët në mjediset mahnitëse përreth, përfshijnë ecje, biçikletë, xhiro me parashutë dhe vëzhgim të yjeve nën qiellin e pastër dhe frymëzues. Përveç pishinës së bukur në natyrë, pikat kryesore të hotelit, i cili është i zbukuruar me tekstile dhe art lokal, janë restoranti dhe baret, të cilat janë projektuar për të inkurajuar ndërveprimin me njerëzit përmes një menuje sezonale të gatimeve në zjarr dhe përbërësve që përfaqësojnë në një lloj mënyre shijet e shkretëtirës.

02. 1 Hotel Hānalei Bay, Hawai’i, SHBA

Me një rrethim të pafund dhe të bukur malesh, ujvarash dhe kopshtesh, është vendi për të parë bregdetin ikonik të Kaua’i North Shore në Hawai’i, lokacioni i “1 Hotel Hānalei Bay” është jashtëzakonisht i pasur dhe mahnitës. Duke shfrytëzuar maksimalisht vendndodhjen e tij madhështore, një mrekulli natyrore të mbrojtur, lidhja me natyrën është në thelb të gjithçkaje. Suite luksoze dhe relaksuese janë drejtpërdrejt me Oqeanin Paqësor dhe mundësitë për të shijuar mrekullitë e natyrës janë të shumta: përfshirë vëzhgimin e zogjve, peshkimin, golfin, ecje, ture me varka, ture me helikopter dhe shumë të tjera. Kompleksi, i cili përfshin disa restorante dhe pishina të gjelbëruara, ofron Within Wellbeing – një ofertë të veçantë wellness, me itinerare të personalizuara nga eksperienca të ndryshme, përfshirë pod-et e meditimit, seanca trajnimi, terapitë e gjumit dhe shërimin me tinguj.

03. AREV Saint Tropez, Francë

 

Një hotel që ofron dopaminë, “Arev” është diçka e re në Saint Tropez-in e mbushur me diell dhe është një vend që menjëherë do t’ju transportojë në një gjendje pushimi dhe relaksi. Pesë minuta në këmbë nga qendra e fshatit legjendar të Côte d’Azur, dizajni luksoz dhe i gjallë i hotelit sjell shkëlqimin e epokës së artë të këtij vendi – nga fasada me dritare blu të zbehta dhe kopshtet me aromë, deri te shiritat detarë të kaltër, të bardhë dhe të kuq që kalojnë kudo, të kuruar nga dizajneri Luis Bustamante. “Arev” ka ringjallur restorantin më të vjetër në Saint-Tropez, Strand Restaurant dhe Champagne Lounge – duke shërbyer menu sezonale shoqëruar me një karrocë me shampanjë. Por është pishina e hapur që merr vëmendjen në këtë hotel me 50 dhoma; e rrethuar nga çadra me printime gjeometrike dhe pemë të larta dhe të gjelbra, ajo ka një bar të ftohtë për pishinë, shpesh me serenadën e muzikantëve lokalë, dhe ka fjalët “A Rève In The Sun” të shkruara mbi pllakat e saj të ngjyrosura në dysheme.

04. Aman Nai Lert Bangkok, Tajlandë

 

Për të kaluar disa ditë pushimi ndryshe në qytet ku bashkohet destinacioni emocionues i metropolit dhe fasilitete wellness të pashembullta, shtesa e re futuristike e “Aman” qëndron mes kullave të larta të qendrës së Bangkokut dhe parkut tropikal të gjelbër Nai Lert – një oaz urban perfekt. Nga 52 suita të gjera që shtrihen në 36 kate, vizitorët mund të shijojnë pamje panoramike përmes dritareve nga dyshemeja në tavan – disa prej të cilave kanë edhe mundësinë që ofrojnë pamje të mahnitshme edhe nga parku. Ka disa mundësi unike për ushqim, përfshirë një restorant interaktiv teppan-yaki. Hapësira wellness dhe spa me 1,500 m² është një pikë kyçe e padiskutueshme, ku traditat dhe teknikat e njohura të shërimit të Tajlandës bashkohen me kërkimin dhe teknologjitë inovative të wellness-it. Qetësia e hotelit ofron një mundësi fenomenale.

05. Sussurro, Mozambik

 

Një qëndrim i izoluar në një lagunë tropikale, në jug të Mozambikut, i mundëson kujtdo që të çlodhet plotësisht. Nga secila prej gjashtë vilave të mëdha dhe të dizajnuara me kujdes të Sussurro, vizitorët mund të zhytet në ambientin e jashtëzakonshëm natyror nga verandat e mbuluara pranë ujit. Ekipi i Sussurro krijon itinerare të personalizuara, duke ofruar aktivitete që përfshijnë aventurën, natyrën dhe artizanatin, si joga, peshkimi artizanal, punëtori me endje, paddle boarding, snorkeling dhe zhytje me skaf. Mund të organizohen gjithashtu ekskursione të udhëzuara në Parqet Kombëtare të Gorongosa dhe Zinave, me mundësinë për të fjetur mes shkurreve në tenda luksoze. Restoranti i hapur dhe i stilit të thjeshtë thyen atë ndarjen e zakonshme mes mikpritësve dhe mysafirëve. Më shumë se gjithçka, hoteli ka një filozofi mjaft të angazhuar për planetin, e cila përfshin burimin dhe krijimin 100% nga Afrika, ndihmën e komunitetit në ndërtim dhe shërbim, furnizimin me energji të rinovueshme dhe bashkëpunimin me furnizuesit lokalë për të mbështetur peshkimin artizanal dhe bujqësinë lokale.