Magazine Music

KeiyaA sjell albumin e saj më të ri “Hooke’s Law”!

Artistja britanike KeiyaA ka zbuluar projektin e saj më të ri, Hooke’s Law, që duket po vjen me forca të jashtëzakonshme për të shuar kufijtë mes zhanreve dhe për të sfiduar pritshmëritë. Me një plan për publikim më 31 tetor, albumi sjell meloditë e rrjedhshme, zërin emocional, dhe tekstet introspektive, por ajo që e bën krejt ndryshe është se KeiyaA nuk ka lanë asnjë pjesë të punës pa e ndërtuar vetë: prej shkrimit dhe këndimit, deri te prodhimi dhe përdorimi i instrumenteve. Hooke’s Law nuk është një rrëfim linear por një formë arti që kap çfare ndodh kur presionet personale, artitstike dhe sociale bashkohen.

Edhe para publikimit të plotë, ajo ka nxjerrë singlin “Take It”, i shoqëruar me videoklip me ndriçim të errët, me atmosfera që levizin mes tensionit dhe qetësisë, mes çastit emocional dhe reflektimit. Kjo lëvizje treguese tregon se KeiyaA s’ka ndër mend të bëjë muzikë për ta parë e harruar,ajo dëshiron që secili varg të ndihet dhe të qëndrojë gjatë.

Ndikimi në industri

Hooke’s Law mund të jetë një pikë kthimi për ato artistë që nuk janë pjesë e supermarketit muzikor, për ata që janë përkushtuar të kenë kontroll mbi punën e tyre, për ata që nuk bashkohen me trendet vetëm për viralitet. Audienca e re kërkon autenticitet dhe KeiyaA duket së po e ofron atë. Nëse je prej atyre që vlerëson historitë pas muzikës (jo vetëm këngët), ky album me siguri do të të japë diçka më shumë: një përvojë, një reflektim, ndoshta edhe një sfidë për mënyrën si e percepton muzikën.