Kek me krem dhe fruta është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një nga ato ëmbëlsira që sjellin freski, ngjyrë dhe shije në çdo tryezë, pavarësisht stinës. I butë, me një shtresë të pasur kremi dhe fruta të freskëta sipër si luleshtrydhe, boronica apo kivi, ky kek sjell kombinimin perfekt mes ëmbëlsisë klasike dhe freskisë natyrale. Ideal për festa, fundjava në familje apo thjesht për të ëmbëlsuar ditën, ai është një zgjedhje që rrallëherë zhgënjen.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
Për bazën:
300 g miell
200 g sheqer
4 vezë të mëdha
100 ml qumësht
150 ml vaj luledielli
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (15 g)
Lëkura e grirë e 1 limoni
1 bustinë vanilje
Për kremin e pastiçerisë:
2 vezë të mëdha
500 ml qumësht me yndyrë
120 g sheqer
60 g miell
Lëkura e 1 limoni
350 g luleshtrydhe
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.