Këngëtari i njohur Justin Bieber ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Artisti kishte planifikuar të performonte në turneun e tij “Justice World Tour” në Las Vegas të dielën, por shfaqja është shtyrë për shkak të koronaviusit. Në deklaratën e T-Mobile Arena thuhej se:
Për shkak të rezultateve pozitive të COVID brenda familjes së “Justice Tour”, ne për fat të keq do të duhet të shtyjmë shfaqjen e së dielës në Las Vegas. Justin është sigurisht shumë i zhgënjyer, por shëndeti dhe siguria e ekipit dhe fansave të tij janë gjithmonë prioriteti i tij numër një. Turneu Nisja në San Diego ishte një sukses masiv, dhe Justin është i emocionuar për të sjellë këtë shfaqje spektakolare për fansat e tij në Las Vegas sa më shpejt të jetë e mundur.

Turneu i Justin sapo kishte filluar dhe tani koncerti në Las Vegas është riplanifikuar për 28 qershor. Rimbursimet do të vihen në dispozicion në pikën e blerjes, sipas një deklarate të postuar në edhe në Twitter nga vetë ata. Ishte parashikuar se turneu botëror i Bieber do të përfshinte 20 vende të ndryshme në 13 muaj, sipas faqes së tij të internetit.
Due to a covid outbreak within the team, Justin Bieber’s Justice World Tour show scheduled to take place in Glendale, Arizona on February 22, 2022 has been rescheduled to June 30, 2022. pic.twitter.com/tcmYFiaZI5
— Justins Tour Updates (@JustinsTourNews) February 21, 2022
Këngëtari i hitit “Yummy” do të përfundojë pjesën e parë të turneut të riplanifikuar në Las Vegas, përpara se të nisë koncertet e tij në Evropë, ku do të udhëtojë në katër vende nga data 3 deri në 10 gusht. Pas kësaj ylli i muzikës do të nisë koncerte në tre vende të Amerikës së Jugut, Brazil, Kili dhe Argjentinë si dhe në Afrikën e Jugut, Izrael, Australi dhe Zelandën e Re nga shtatori deri në dhjetor.
Turneu do të kthehet në Evropë për pjesën e tij të gjashtë dhe të fundit, të planifikuar të fillojë më 13 janar 2023. Bieber do të vizitojë 16 vende të ndryshme gjatë periudhës tre mujore, ndërsa turneun është planifikuar të përfundojë në Krakow të Polonisë.