Një përplasje e gjatë ligjore për përdorimin e emrit “Perry” ka marrë fund, me një vendim në favor të stilistes australiane Katie Taylor, e cila ka fituar ndaj këngëtares së famshme botërore Katy Perry. Vendimi u dha nga High Court of Australia, që i njohu stilistes të drejtën për të vazhduar përdorimin e emrit të saj për markën e modës, duke i dhënë fund një beteje që zgjati afro 17 vite.
Konflikti nisi pasi Katie Taylor, e lindur me emrin Katie Perry, kishte regjistruar markën e saj të veshjeve në Australi përpara se këngëtarja të fitonte famë globale. Me rritjen e popullaritetit të artistes, lindën përplasje mbi përdorimin e emrit në tregun australian, sidomos për produkte si veshjet dhe aksesorët.
Gjatë viteve, çështja kaloi në disa shkallë gjyqësore, me argumente që lidhen me të drejtën e markës tregtare dhe mundësinë e konfuzionit te konsumatorët. Vendimi përfundimtar i gjykatës më të lartë i dha të drejtë stilistes, duke konfirmuar se ajo mund të vazhdojë të përdorë emrin e saj në biznesin e modës.
Emrat e Katy Perry dhe Justin Trudeau janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi mediat rozë po aludojnë për një shtatzëni të mundshme. Gjithçka nisi pas disa fotografive të fundit ku Perry u shfaq me një fustan të bardhë të lirshëm gjatë një daljeje pranë Montecito-s, në Kaliforni. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur komente dhe spekulime se artistja mund të jetë në pritje të ëmbël.
Megjithatë, burime të sigurta të kontaktuara nga mediat amerikane kanë hedhur poshtë këto pretendime. Sipas tyre, Perry nuk është shtatzënë dhe aktualisht nuk ka asnjë konfirmim apo provë që të mbështesë lajmet që po qarkullojnë online. Një burim i afërt me çiftin ka deklaruar për Daily Mail se marrëdhënia mes tyre po ecën mirë dhe se ata po shijojnë një periudhë të qetë, por pa plane konkrete për martesë apo për zgjerim të familjes në këtë moment. “Janë në fazën e muajit të mjaltit”, citohet të ketë thënë burimi, duke lënë të kuptohet se lidhja është ende në një etapë të hershme dhe spontane.