Ylli i muzikës pop, Katy Perry ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një moment të pazakontë gjatë qëndrimit të saj në Romë. Këngëtarja e njohur ka ndarë një video ku shihet pranë Fontana di Trevi, duke zgjedhur një mënyrë krejt ndryshe për të ndjekur traditën e njohur të shatërvanit.
https://www.tiktok.com/@lovinmaltaofficial/video/7630755754269560086?is_from_webapp=1&sender_device=pc
Sipas zakonit, vizitorët hedhin monedha për fat dhe për t’u rikthyer sërish në kryeqytetin italian. Por Perry, duke mos pasur para të imëta me vete, vendosi ta zgjidhë situatën me humor. Në video, ajo dëgjohet teksa kërkon me shaka: “A ka dikush një monedhë për mua?”, përpara se të shtojë me ironi një referencë ndaj këngës së saj “Save as Draft”, duke theksuar se nuk merret me monedha.
Në fund, artistja shkon edhe më tej, duke hedhur simbolikisht kartën e kreditit në ujë, një veprim që menjëherë u bë viral dhe shkaktoi reagime të shumta online. Ndërkaq, një debat i fortë ka shpërthyer në rrjetet sociale pasi aktorja Ruby Rose ka bërë akuza serioze ndaj këngëtares Katy Perry për një incident seksual të ndodhur rreth dy dekada më parë. Më 13 prill, përfaqësues të Katy Perry kanë reaguar ashpër, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe të rrezikshme.