Nëse keni pasur vështirësi në shqiptimin e emrit “Omicron”, “Cheugy” ose mbiemrin e këngëtares së popit Billie Eilish, nuk jeni të vetmit. Sepse këto 3 fjalë kryesojnë në listën e fjalëve më të keqshqiptuara të 2021-it. Një sondazh ka identifikuar se cilat fjalë dhe emra ishin më të ndërlikuarat për lexuesit e lajmeve dhe njerëzit në TV gjatë këtij viti.
Ata zbuluan se Omicron ishte dëshmuar veçanërisht sfidues. Varianti i ri i COVID, i quajtur sipas shkronjës greke O, supozohet të shqiptohet “OH-mee-kraan” ose “AH-muh-kraan”, varësisht nëse jeni në MB ose në SHBA, sipas listës. Ndërkohë, shumë lexues të lajmeve kanë shqiptuar gabimisht edhe mbiemrin Billie Eilish, që thuhet se është “EIE-lish”.
Vlen për t’u përmendur gjithashtu se ka dy gjëra të sigurta në këtë botë, një janë stinët që ndryshojnë çdo vit dhe e dyta është ndryshimi i ngjyrës së flokëve të këngëtares së njohur Billie Eilish. Këngëtarja 19-vjeçare e hitit të njohur “No Time To Die” tërhoqi një vëmendje shumë të madhe në fillim të këtij viti kur ndryshoi ngyrën e flokëve të saj nga rrënjët tipike jeshile me flokë të zinj në një bionde shumë të bukur. Prej afro një viti Eilish nuk e ndryshoi ngjyrën e tyre por vetëm modelin, por mesa duket ka ardhur koha tashmë për një tjetër ndryshim.
https://www.instagram.com/p/CXC4CNElaXP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b61b2ab7-4e1d-4273-b43d-13300296f367