Aktualitet

Kërkoi pavlefshmërinë e akteve hetimore të SPAK-ut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliajt!

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me pavlefshmërinë e akteve hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në kërkesën e tij, Veliaj argumentonte se organi i akuzës kishte tejkaluar afatet hetimore ndërsa pretendonte se hetimet e zhvilluara nga SPAK ishin kryer në shkelje të ligjit.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Të pandehur për këtë dosje janë dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt, si dhe 28 persona e shoqëri.

Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten, si dhe me ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë.