Bota

Këshilli Evropian thirrje BE-së: Përgatituni për Brexit-in!

“Këshilli Evropian përsëriti thirrjen e tij ndaj shteteve të Bashkimit Evropian për t’u përgatitur për të gjitha skenarët” që kanë të bëjnë me Brexit-in, përfshirë atë të një marrëveshjeje të dështuar. Kjo është ajo që lexohet në një projekt-konkluzion të samitit të 27 liderëve, që i bën thirrje Britanisë për “qartësi dhe propozime realiste në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme”. Këshilli Evropian shpreh shqetësimin se asnjë përparim substancial nuk është arritur në zgjidhjen për kufijtë me Irlandën.