Aktualitet

Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: Rezultate të mira nga SPAK në luftë kundër korrupsionit!

Presidenca e Bashkimit Evropian dhe Këshilli i BE-së për Çështjet e Përgjithshme, ka miratuar ditën e sotme konkluzionet sa i përket progresit të zgjerimit për vendet kandidate. Në sesionin për Shqipërinë, raporti është hartuar mbi progresin e konsiderueshëm të Shqipërisë, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e pushteteve, zgjedhjet e 11 majit, menaxhimi i emgiracionit dhe zhvillimin e sektorit ekonomik.

Këshilli mirëpret ambiciet e Shqipërisë dhe përparimin e konsiderueshëm në përpjekjet për mbylljen e negociatave për anëtarësimin në BE, për miratimin e reformave evropiane dhe sigurimin e një mjedisi me qëllim zbatimin e drejtë të tyre.

Presidenca evropiane vlerëson pozitivisht zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore, ndërsa theksohet nevoja për ruatjen e pavarësisë dhe integritetit të strukturave gjyqësore. Këshilli gjithashtu ka vlerësuar punën e Prokurorisë së Posaçme në lufë kundër korrupsionit ndërsa inkurajon institucionin drejt rekordeve të reja dhe forcimit të kapaciteteve.

“Këshilli mirëpret progresin që Shqipëria ka bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe e fton atë të ndërtojë më tej mbi një rekord të fortë dhe të forcojë kapacitetet e saj në adresimin e këtyre çështjeve. Këshilli mirëpret rezultatet e mira të arritura tashmë nga SPAK dhe gjykatat e tij, duke përfshirë edhe rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në raport.