Showbiz

Khloe Kardashian bashkëpunon me markën kozmetike reagojnë fansat: “Duam gra të vërteta, jo fytyra që ndërrojnë çdo javë”

Pas përfundimit të “Keeping up with the Kardashians” të gjitha pjesëtaret e familjes së famshme kanë nisur të punojnë individualisht me projekte të reja.

Së fundmi Khloe Kardashian po bashkëpunon me markën e njohur të kozmetikës “IPSY” duke u bërë imazhi i fushatës së tyre të re nën sloganin “Pasioni për Bukurinë”.

Mesa duket publikut nuk i ka pëlqyer aspak kjo zgjedhje e kompanisë pasi për ta Khloe nuk ka aspak lidhje me të bukurën. Ata kanë ironizuar faktin se ‘fytyra e vërtetë’ e Khloe nuk ka asnjë lidhje me ‘pasionin për bukurinë’.

Sipas tyre ndërhyrjet e shumta plastike e sodomos përdorimi i tepërt i photoshop-it nuk e bën atë një kandidate të denjë për të qenë imazhi zyrtar i kësaj fushate.

“Duam gra të vërteta, jo fytyra që ndërrojnë çdo javë”, ka shkruar një komentues. “Ipsy” tashmë është kritikuar ashpër për partneritetin me Khloe, ndërsa nga kompania nuk ka ende një reagim.