Gossip Showbiz

Khloé Kardashian bën rrëfimin e papritur! Po mendon të bëjë një fëmijë të tretë edhe pa partner?

Ylli i reality show-t Khloé Kardashian ka treguar se po mendon seriozisht mundësinë për të zgjeruar familjen e saj me një fëmijë të tretë, madje edhe nëse kjo do të thotë ta bëjë këtë pa një partner.

Ajo foli hapur për këtë temë në podcastin e saj Khloé In Wonder Land, ku rrëfeu se dëshira për një tjetër fëmijë vazhdon të jetë prezente.

Khloé theksoi se në një botë ideale do të preferonte që kjo të ndodhte brenda një martese të re.

Do të doja të martohesha dhe të kisha fëmijët në atë mënyrë, me burrin tim të ri

-u shpreh ajo.

Megjithatë, ajo pranoi se po e konsideron seriozisht edhe mundësinë për ta bërë këtë vetë, pasi ka ende embrione të ngrira nga procedurat e mëparshme.

Aktualisht, Kardashian është nëna e dy fëmijëve, True, 7 vjeçe, dhe Tatum, 3 vjeç, të cilët i ka me ish-partnerin e saj Tristan Thompson.

Sipas saj, djali i saj mund të jetë mirë edhe pa një tjetër motër, por për vajzën mendon ndryshe.

Mendoj se vajzat kanë nevojë për motra

-tha ajo.

Në një moment shumë personal, Khloé zbuloi se ka mbetur vetëm një embrion vajzë në ngrirje dhe po mendon seriozisht nëse duhet ta përdorë për të sjellë në jetë një tjetër fëmijë.

Kam filluar të pyes veten: a duhet ta bëj këtë vetë?

-u shpreh ajo.