Khloé Kardashian ka folur hapur për vendimin e saj për t’u bërë kujdestarja kryesore e Amari Thompson, vëllait 18-vjeçar të ish-partnerit të saj, Tristan Thompson, pas vdekjes së nënës së tyre, Andrea Thompson, në janar 2023.
Në episodin e fundit të podkastit të saj “Khloé in Wonder Land” më 30 korrik, ylli i “Kardashians” shpjegoi se Amari vuan nga sindroma Lennox-Gastaut, një formë e rëndë e epilepsisë që e pengon të ecë dhe të flasë.
Për ata që nuk e dinë, Amari ka aftësi të kufizuara të rënda. Ai ka pasur gjithmonë kriza të shumta në ditë dhe nuk ka qenë kurrë në gjendje të flasë
—u shpreh Khloé.
Pas ndarjes nga jeta e Andreas, familja e mori Amarin në Shtetet e Bashkuara, por Khloé theksoi se jeta e Tristan-it në NBA e bën të vështirë kujdesin e përditshëm për të.
Amari qëndron në Los Angeles me mua, sepse udhëtimet e shumta nuk janë të favorshme për gjendjen e tij

Ylli i reality-show-t dhe bashkëthemeluesja e “Good American” shtoi se e ndien si privilegj të ketë Amarin pranë.
E dua shumë që ai është pjesë e familjes sime dhe dua të jem aty për të në çdo moment