Auto & Moto

Kia ndalon prodhimin e Niro PHEV?!

Një tjetër makinë nuk do të prodhohet më. Me nëntë automjete që janë planifikuar “të zhduken” deri në vitin 2027, Kia po i shton edhe një listës. Niro PHEV do të ndalojë së prodhuari. Kompania e konfirmoi lajmin duke thënë: “Për shkak të kushteve në ndryshim të tregut, Niro PHEV 2026 nuk do të jetë më i disponueshëm në tregun amerikan.”

Kia shiti vetëm 31,182 modele Niro në total vitin e kaluar, me modelin PHEV që ka të ngjarë të përbëjë pjesën më të vogël të kësaj shifre. Lajmi i mirë për momentin është se Niro me benzinë dhe Niro EV pritet të qëndrojnë në treg deri në vitin 2027. Ndërkaq, Australia po shënon një pikë kthese në tregun e automjeteve, pasi për herë të parë makinat elektrike kanë tejkaluar shitjet e atyre me benzinë brenda një muaji. Në dhjetor u shitën 35,058 automjete hibride, plug-in dhe plotësisht elektrike, krahasuar me 34,559 makina me benzinë.

Gjatë gjithë vitit, automjetet e elektrifikuara arritën në 355,887 njësi, duke zënë 28.6 për qind të tregut, ndërsa makinat plotësisht elektrike përbënin 8.3 për qind. Rritja po nxitet kryesisht nga prodhuesit kinezë si BYD, Geely, MG, Xpeng dhe Zeekr, të cilët po fitojnë terren në Australi.

Megjithatë, makinat me benzinë mbeten ende segmenti më i madh i tregut me 38.3 për qind, ndërsa dizeli mban 29.4 për qind. Krahasuar me vitin 2015, kur benzina dominonte me 67 për qind, të dhënat tregojnë një ndryshim të madh në preferencat e konsumatorëve dhe sinjalizojnë se viti 2026 mund të jetë i pari ku automjetet e elektrifikuara dominojnë tregun.