Moderatorja dhe influencerja e njohur, Kiara Tito, ka reaguar me qetësi ndaj komenteve negative që shpesh qarkullojnë në rrjete sociale për bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin. Gjatë një sesioni pyetjesh me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet se si ndihet kur njerëzit flasin keq për Luizin dhe si e përjeton ai këtë situatë.
Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek, disa thjesht kanë nevojë për ndihmë, jo përgjigje
-u përgjigj Kiara me qetësi dhe maturi.
Moderatorja shtoi se edhe Luizi nuk ndikohet nga komentet apo shpifjet që qarkullojnë për të:
Pastaj Luizin e keni parë besoj që nuk merret me llafe dhe as nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë.
Me këtë deklaratë, Kiara dha një mesazh të fortë për ndjekësit, duke treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj zgjedhin të mos përfshihen në negativitetin e rrjeteve sociale dhe të fokusohen në jetën e tyre personale e profesionale.
Aktualisht, Kiara Tito është në qendër të vëmendjes si moderatore e spektaklit të njohur të humorit “Portokalli” në Top Channel.