Gossip Showbiz

Kiara Tito shkëlqen në setin e ri fotografik, shënon fundin e sezonit në “Portokalli”!

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka tërhequr vëmendjen me një postim të ri në rrjetet sociale, duke mahnitur ndjekësit me paraqitjen e saj elegante.

Me mbi 800 mijë ndjekës në Instagram, Kiara ndau një set të ri fotografik, ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të zi, duke rrëmbyer komplimenta të shumta në komente.

Postimi i saj vjen në përmbyllje të sezonit të radhës të emisionit të humorit “Portokalli”, ku Kiara ka qenë pjesë e ekranit gjatë javëve të fundit.

Moderatorja, e cila u bë shumë e njohur pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, ka vazhduar karrierën televizive me projekte të ndryshme dhe mbetet një nga personazhet më të përfolur në media.

Së fundmi, ajo ka zbuluar gjithashtu se është duke punuar në një film së bashku me bashkëshortin e saj, Luiz Ejlli, duke i shtuar një dimension të ri karrierës së saj në botën e artit dhe argëtimit.