Showbiz

Kida dhe Mozzik me një tjetër bashkëpunim muzikor?!

“PP” dhe “Kërkun” janë 2 nga bashkëpunimet muzikore më të preferuara të momentit që vijnë nga Kida dhe Mozzik.

Dyshja e artistëve kanë sjellë projekte muzikore që janë përqafuar menjëherë nga publiku që pas bashkëpunimit të tyre të parë “Premtimet” e realizuar para 5 vitesh.

Por, duket se ata nuk do të ndalen me kaq. Mbrëmjen e kaluar, Kida dhe Mozzik kanë publikuar në Insta Story një pamje ku shihen duke punuar në studio.

Mos ndoshta do të kemi një tjetër prurje nga artistët?! Këtë pritet ta mësojmë në ditët në vijim.