Ish-çifti i reperëve, Loredana dhe Mozzik, janë prindër të vajzës së tyre, Hanës, e cila ka krijuar një raport shumë të veçantë me bashkëshortin e Loredanës, futbollistin Karim Adeyemi.
Ata shfaqen shpesh bashkë në rrjetet sociale, ndërsa futbollisti madje i ka kushtuar edhe disa gola, duke treguar lidhjen e ngushtë me vogëlushen.
Së fundmi, për këtë marrëdhënie ka folur edhe xhaxhai i Hanës, reperi Getoar Aliu – Getinjo.
Në një video live në TikTok, ai shprehu mirënjohjen për futbollistin gjerman, duke theksuar se, ndonëse Hana gjithmonë ka derën e hapur te babai i saj, kujdesi i Adeyemit meriton vlerësim.
Sa t’e ka babanë gjallë, derën qel e ka te baba i vet gjithmonë. Atij burrit të huaj, ishalla i jep Zoti shëndet. Shkon një faleminderit që kujdeset për mbesën time, se nuk e ka borxh ai të kujdeset, por mbesa ime është me nënën e vet
-u shpreh Getinjo.
Ai gjithashtu reagoi ndaj komenteve negative në rrjetet sociale, ku disa kritikuan faktin që Hana po kalon kohë me një person me ngjyrë, duke i cilësuar këto reagime si të padrejta dhe plot ligësi.
Mesazhi i tij u pa si një mbrojtje për marrëdhënien e ngushtë mes Hanës dhe Karim Adeyemit, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe mirënjohjes për dashurinë që futbollisti i ka treguar vogëlushes.