Gossip Showbiz

Mozzik thyen heshtjen pas lajmeve për arrestim dhe borxh ndaj ATK!

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka reaguar publikisht pas zërave që qarkulluan në media lidhur me një arrestim të mundshëm dhe një borxh ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Përmes një deklarate të bërë në rrjete sociale, ai i ka cilësuar këto raportime si krejtësisht të pavërteta.

Mozzik bëri të ditur se tashmë ka dhënë një deklaratë zyrtare në prani të avokatit të tij, Arianit Koci, duke sqaruar se çështja lidhet me orën luksoze të markës Richard Mille – blerja e së cilës u bë arsyeja e përmendjes së tij në media mbrëmjen e kaluar.

Mediat që raportuan për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, lajmet për një borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje

-shkroi ai, duke theksuar se nuk u jep peshë të tillë spekulimeve.

Reperi, me emrin e tij të plotë Gramoz Aliu, shtoi se sulme të tilla i përballon me qetësi dhe se i dëshiron suksese të gjithëve, madje edhe atyre që sipas tij “kanë shkruar keq për të”.

Në këtë mënyrë, Mozzik mohoi çdo aludim për arrestim apo probleme me ATK, duke i quajtur thjesht trillime mediatike.