Së fundmi kemi mësuar se këngëtarja shumë e dashur e publikut, Kida ka nënshkruar një kotratë muzikore ndërkombëtare me shtëpinë diskografike “Sony”.
E ftuar dhe në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, Kida ka treguar se është gati të debutojë në tregun ndërkombëtar dhe se po punon për projekte të reja muzikore.
Këngëtarja e talentuar pak orë më parë ka shpërndarë në rrjetin social Instagram disa foto ku shfaqet me një veshje portokalli, flokë të stiluar me gërsheta të shumta siç e kemi parë në disa nga klipet e saj si edhe një make-up të veçantë.
Ajo zbuloi se ka një surprizë për të gjithë dhe sigurisht që fansat e saj kanë aluduar për një prurje të re muzikore.